Aktualitet

Kandidatja për deputete e PS-së, Ferhati: Kemi pastruar zonat turistike nga mbetjet

Përditësimi i fundit: 24/03/2021 - 20:13
Text size Aa Aa

Laura Ferhati, kandidate për deputete e Partisë Socialiste në Vlorë tha se për të përmirësuar ndotjen mjedisore përveç politikave është shumë e rëndësishme dhe çështja e sensibilizimit.

Në intervistën për Euronews Albania ajo theksoi se gjobat nuk funksionojnë dhe nuk do të ndihmonin në përmirësimin e situatës duke qenë se jo çdo qytetar do të merrte gjobë e rrjedhimisht jo të gjithë do të sensibilizoheshin.

Sipas saj bashkitë kanë kapacitete për t’i menaxhuar mbetjet duke qenë se i çojnë në landfille.

“Kemi gati 80% të mbetjeve të menaxhuara. Nëse flasim për pjesën e riciklimit është çështje tjetër por pjesa e menaxhimit të mbetjeve, unë mund ta them me bindje për pjesën e qarkut Vlorë. Të gjithë e mbajnë mend kur kalonin që iknin për Dhërmi, atë hotspotin që ka qenë te qafa e Vishës dhe ishte një tmerr. Ajo tani është një zonë komplet e pastruar,” – u shpreh Ferhati.

Pjesa e trajtimit të mbetjeve kryesisht në zonat turistike çalon deri diku në pjesën e Gushtit, siç pohoi dhe kandidatja për deputete e Partisë Socialiste por sidoqoftë në sajë të kapaciteteve edhe këto probleme janë zgjidhur duke bërë pastrime të njëpasnjëshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Tregime të lidhura