Aktualitet

Lumenjtë e mbeturinave, vërshimi i ujërave solli sasi të mëdha mbetjesh urbane

Përditësimi i fundit: 24/03/2021 - 19:48
Text size Aa Aa

Duket si një vend grumbullim mbetjesh, por në fakt, fjala është për lumin Erzen. Mbetje të shumta plastike dhe të llojeve të tjera, kanë veshur brigjet dhe pemët. Të hedhura nga banorët përgjatë rrjedhës së lumit, ato janë transportuar nga uji duke krijuar një imazh të shëmtuar. Sasi të tjera janë shkarkuar në det.

Shqipëria prej vitesh vuan mungesën e menaxhimit të mbetjeve. Edhe pse ka një ligj të miratuar që në vitin 2011 për menaxhimin e integruar të tyre, sërish në pjesën më të madhe të zonave rurale, mbetjet nuk grumbullohen por përfundojnë në lumenj.

Vendi ynë gjeneron rreth 381 kg mbetje për frymë në vit, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, duke u renditur mes vendeve që kanë një nivel të ulët të mbetjeve për frymë por ajo renditet ndër vendet e fundit sa i takon riciklimit, me vetëm 76 kg për frymë në vit, që është sa gjysma e mesatares evropiane.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Tregime të lidhura