Aktualitet

Prokuroria e Tiranës vë në sekuestro 37 pasuri të familjarëve të Devi Kasmit

Përditësimi i fundit: 24/03/2021 - 09:46
Text size Aa Aa

Prokuroria e Tiranës ka vënë në sekuestro pasuri të familjarëve të Devi Kasmit. Mësohet se në sekuestro janë vënë 37 pasuri. 

Nga ana e policisë gjyqësore u krye verifikimi i pasurive të Ereda Selimi, bashkëshortja e Devi Kasmi dhe familjareve të tyre duke iu dërguar shkrese institucioneve të ndryshme të cilat kanë kthyer përgjigje në lidhje me verifikimin e pasurive te luajtshme dhe te paluajtshme te tyre.

Vlera e pasurive të sekuestruara arrin në disa miliona euro.

Kasmi u ekzekutua për prishje të pazareve të drogës në janar të vitit 2018.

Vrasja e tij dyshohet të ketë ndodhur për prishje të pazareve të kokainës në Francë dhe Spanjë.

Gjatë kontrolleve në banesën e viktimës u gjet një sasi droge e llojit kokainë si dhe një armë e tipit automatik.

Për këtë ngjarje Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë duke dënuar përfundimisht me burgim të përjetshëm grekun Eftimio Eftimiu.

Lexoni gjithashtu:

Vrau Devi Kasmin, burg përjetë për grekun Eftimio Eftimiu

Vrasja e Devi Kasmit, SPAK kërkon burg të përjetshëm për specialin grek Ethimious Efthimiou

Tregime të lidhura