Aktualitet

Zjarr në magazinën e një qendre tregtare në Tiranë, zhduket një punonjës

Përditësimi i fundit: 24/03/2021 - 21:49
Text size Aa Aa

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë magazinën e nëndheshme të një qendre tregtarenë kryeqytet dhe nuk është arritur që të shuhet që prej pasdites. Flakët kanë shpërthyer në një magazinë mallrash që prej orës 16:00.

Me gjithë ardhjen e zjarrfikëseve në vendngjarje, ndërhyrja ka qenë pothuajse e pamundur, për shkak se magazina ndodhet në katin e nëndheshëm. Përveç dëmeve të shumta materiale që janë shkaktuar, dyshohet edhe për një punonjës të humbur mes flakëve.

Dyshohet se një prej punonjësve i identifikuar si Arjan Sala prej më shumë se katër orësh është bllokuar në magazinën që ende po digjet. Sala, siç edhe tregoi xhaxhai i tij për kamerat, është futur brenda magazinës për të nxjerrë kolegët e tij dhe ka ngecur brenda.

Nga ana tjetër, policia ende nuk ka dhënë asnjë informacion për rojën e bllokuar, ndërsa shefi i zjarrfikëses Shkëlqim Goxhaj e mohoi, duke thënë se flakët nuk kanë lënë pas dëme në njerëz.

Tregime të lidhura