Aktualitet
Aksident në Qerret, makina përplas për vdekje këmbësorin
Komente
Përditësimi i fundit: 25/03/2021 - 08:43

Foto ilustruese
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën dytësore në Qerret të Kavajës, ku ka humbur jetën një person.
Policia bën me dije se mjeti me drejtues S. Xh, 40 vjeç, ka aksidentuar këmbësorinL.V, 65 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Kavajë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Ndërkohë vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.