Bota

Masat anti-COVID në Evropë, Gjermania heq izolimin, Belgjika dhe Franca rrisin kufizimet

Përditësimi i fundit: 24/03/2021 - 22:16
Text size Aa Aa

Plani i qeverisë gjermane për një izolim të ashpër në Pashkë ishte një gabim. Vetë kancelarja Merkel e pranoi këtë pasi ra dakord me liderët rajonalë për ta zhbërë masën.

Vendimi, që ishte i vështirë të implementohej brenda afatit, kishte krijuar konfuzion mes publikut dhe kritika nga sektori i biznesit.

 “Gabimi është gabim dhe, më e rëndësishmja, duhet të korrigjohet në kohë. E di që ky propozim ka shkaktuar pasiguri të mëtejshme, ndaj më vjen keq për këtë dhe u kërkoj falje të gjithë qytetarëve,” – u shpreh Merkel.

Me valën e tretë të COVID-19 në ardhje dhe shtrimet në spitale në rritje, Belgjika ka zgjatur izolimin e saj të pjesshëm edhe për katër javë, duke i mbajtur shkollat të mbyllura dhe dyqanet e panevojshme hapur por të aksesueshme me prenotim.

Sinkron Alexander de Croo, kryeministër i Belgjikës:

“Masa të tjera mbeten në fuqi, mes të cilave ndalimi i udhëtimeve. Mendoj se të gjithë e kanë të qartë se në këtë periudhe të vështirë nuk mund të udhëtosh për qejf në vende të tjera. Gjithashtu, gjatë Pashkës do të ketë më shumë kontrolle kufitare,” – tha kryeministri i Belgjikës, Alexander de Croo.

Pushimet e Pashkës po shkaktojnë shqetësime në disa vende evropiane, që kanë nisur të kufizojnë lëvizjet.

Në Francë, qeveria do të diskutojë vendosjen e kufizimeve për udhëtimet me jashtë dhe ka njoftuar mundësinë e zgjatjes së masave të brendshme, duke shtuar tre rajone të reja nën mbikëqyrje të rreptë.

Situata shëndetësore mbetet alarmante, sidomos me variantet e reja të virusit. Komisioni Evropian paralajmëroi se mund të presim një rritje të rasteve të infektimit dhe shtrimeve në spitale në javët e ardhshme.

Tregime të lidhura