Bota

Pezullohet përdorimi i vaksinës Pfizer në Hong Kong

Përditësimi i fundit: 24/03/2021 - 08:39
Text size Aa Aa

Hong Kong-u pezulloi përdorimin e vaksinës Pfizer të mërkurën, pasi shpërndarësi i tij kinez informoi qytetin se në një grumbull vaksinash, kapakët e shisheve ishin të dëmtuara. 

Qeveria tha se pezullimi ishte i menjëhershëm ndërsa çështja po hetohet nga shpërndarësi “Fosun Pharma “dhe “BioNTech”, kompania gjermane e cila krijoi vaksinën me firmën farmaceutike amerikane Pfizer.

Sipas deklaratës, BioNTech dhe Fosun Pharma nuk kanë gjetur ndonjë arsye për të besuar se produkti është i pasigurt.

Sidoqoftë, vaksinimet do të ndërpriten si një masë parandaluese dhe sigurie.

Pezullimi dozave të Pfizer do të thotë që vaksina e vetme që u ofrohet aktualisht banorëve është vaksina Sinovac e Kinës.

Të dy vaksinat, bashkë me Pfizer janë të vetmet që u janë ofruar banorëve në Hong Kong.

Lexoni gjithashtu:

Blerja e vaksinës Sputnik V shkakton krizë politike në Sllovaki, kryeministri i gatshëm të japë dorëheqjen

Testimet në SHBA konfirmojnë se AstraZeneca është një vaksinë e sigurt

 

Tregime të lidhura