Bota

Zgjedhjet në Izrael, kryeson partia e kryeministrit Netanyahu, por nuk formon e vetme qeverinë

Përditësimi i fundit: 24/03/2021 - 09:45
Text size Aa Aa

Edhe zgjedhjet e së martës në Izrael, të katërtat në dy vite, dështuan të prodhojnë një fitues të sigurt e të vetëm për të formuar qeverinë. Por kjo nuk e ndali asapk Kryeministrin Benjamin Netanyahu  t’i përshkruajë këto zgjedhje si një sukses.

Rezultatet e para tregojnë se partia e tij Likud dhe aleatët kryesojnë, por pa arritur të sigurojnë 61 vende në parlament të nevojshme për të formuar një qeveri.

“Sonte kemi arritur një rezultat të pabesueshëm. Ne arritëm që partia Likud të jetë partia më e madhe në Izrael, me një diferencë shumë të madhe,” – tha Benjamin Netanyahu, kryeministër i Izraelit.

Ndërsa lideri i opozitës kryesore Yair Lapid, partia e të cilit projektohet të dalë e dyta, u shpreh se ishte krenar për arritjet e forcës së tij politike.

“Mendoj se kemi një arsye të mirë për të qënë krenar, mënyrën se si e kemi menaxhuar  veten dhe madje edhe një arsye më të madhe për  rezultatin që arritëm. Për momentin, Netanyahu nuk ka 61 vende, por blloku i ndryshimeve ka,” – u shpreh Lapid lider i opozitës.

Këto zgjedhje u panë si një referendum për Netanyahu i cili pretendon se ka luajtur një rol të rëndësishëm në procesin e suksesshëm të vaksinimit në vend e po ashtu sepse arriti të bëjë paqe me disa shtete arabe. Por Izrali është më i përçarë se kurrë, duke lënë një sërë partish të vogla të dominojnë në parlament.

Rezultati tregon një zhvendosje të vazhdueshme në të djathtë të sinjalizuar nga shfaqja e fortë e një partie ultranacionaliste fetare anti-arabe. E nëse negociatat për të formuar një qeveri dështojnë përsëri, vendi shkon sërish në zgjedhje.

Tregime të lidhura