Evropa

Gjermania zgjat kufizimet, OBSH kritika shteteve të pasura për shpërndarjen e vaksinave

Përditësimi i fundit: 23/03/2021 - 12:49
Text size Aa Aa

Gjermania ka pezulluar planet e saj të lehtësimit të masave kufizuese për shkak të rritjes së rasteve me covid-19.

Kancelarja Angela Merkel dhe krerët e  16 shteteve federale ranë dakord të zgjasin bllokimin deri në 18 Prill, i cili, ndër të tjera, do të kufizojë numrin e njerëzve që mund të grumbullohen, një masë e ndërmarrë  për të kufizuar rritjen e të infektuarve  gjatë Pashkëve.

"Për këtë arsye, 1 Prilli dhe 3 Prilli janë dekretuar njëherësh si ditë pushimi, me kufizime të mëdha në kontakte dhe ndalim të grumbullimeve nga 1 deri në 5 Prill. Është një periudhë e zgjatur pushimi gjatë Pashkëve”, u shpreh  Angela Merkel.

Pas gjashtë javësh rënie të të infektuarve OBSH është e shqetësuar për situatën epidemiologjike të krijuar së fundmi.

Variantet e reja të virusit cilëson ndër shkaktarët kryesorë.

OBSH është treguar po ashtu kritike ndaj vendeve të pasura sa i përket politikës së vaksinimit.

 ‘Hendeku midis numrit të vaksinave të administruara në vendet e pasura dhe numrit të vaksinave të administruara përmes Covax po rritet çdo ditë dhe po bëhet më grotesk çdo ditë. Vendet më të varfra të botës pyesin nëse vendet e pasura me të vërtetë kuptojnë atë që thonë kur flasin për solidaritetin”, u shpreh Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ndërsa, AstraZeneca publikoi një studim të kryer në SHBA që tregon efikasitetin e vaksinës së saj dhe mungesën e efekteve anësore, autoritetet spanjolle vendosën të rifillojnë përdorimin e dozave duke e shtrirë atë tek të rriturit deri në moshën 65 vjeç.

Madrid do të rishikojë studimin përpara se të ndërmarrë hapa të mëtejshëm.

 "Kjo gjithashtu do të varet nga studimet e  reja, siç është ai i paraqitur më parë , prova e re klinike e AstraZeneca në Shtetet e Bashkuara me njerëz mbi 65 vjeç. Ne kemi informacion nga mediat, por duam të dimë saktësisht detajet e Këtij studim”, tha Carolina Darias, ministre spanjolle e Shëndetësisë.

Shumë spanjollë mbeten të habitur dhe të indinjuar sepse udhëtimi ndërmjet rajoneve është ende i ndaluar,  ndërsa ardhjet ndërkombëtare me aeroplan janë të autorizuara.

Gjermanët dhe Francezët po arratisen simbolikisht  për t'i shpëtuar bllokimeve të tyre kombëtare, të cilat janë më të rrepta se ato të Spanjës.

Lexoni gjithashtu:

Epidemia e COVID në Evropë, Gjermania zgjat kufizimet, BE apel Spanjës për udhëtimet

Vala e tretë e infektimeve, Gjermania gati të zgjasë kufizimet

Tregime të lidhura