Evropa

Pashkë në izolim, bizneset evropiane në panik nga humbjet dhe falimentimi

Përditësimi i fundit: 23/03/2021 - 17:58
Text size Aa Aa

Për të dytin vit rresht, evropianët do ta kalojnë ditën e Pashkës në izolim, me restorantet dhe dyqanet e mbyllura, si dhe me udhëtimet të kufizuara. Për pasojë, shumë biznese po ndjejnë falimentimin apo rënien e të ardhurave.

Kështu, aksionet e kompanisë mëmë të “British Airways”, IAG, ranë ndjeshëm pasi rritja e rasteve me COVID në Evropë rriti gjasat për masa të mëtejshme ndaj evropianëve që udhëtojnë.

Në Britani, udhëtimet jashtë vendit janë të ndaluara dhe qeveria ka vendosur 17 majin si datën e mundshme kur pushimet mund të rifillojnë. Kush vepron ndryshe gjobitet me 5 mijë paundë.

Agjencia Ndërkombëtare për Transportin Ajror deklaroi vitin e kaluar se sektori kishte humbur 100 miliardë euro dhe se kërkesa kishte rënë me 65.9% krahasuar me 2019-n.

E konsideruar si bllokada më e sertë e Gjermanisë, masat e reja në vend përfshijnë mbylljen e të gjitha dyqaneve.

Për më tepër, qytetarëve gjermanë u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe një ndalim grumbullimi do të aplikohet në hapësirat publike.

Shoqata e subjekteve tregtare, HDE, njoftoi se 54% e dyqaneve të veshjeve përballen me rrezikun e humbjes pas 100 ditë izolim.

Pas bisedimeve me krerët e landeve, kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se Gjermania do ta zgjasë izolimin deri më 28 prill dhe u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin sa më shumë të jetë e mundur kontaktet.

Tregime të lidhura