Evropa

Vizita e parë e Blinken në Evropë, takohet me ministrat e Jashtëm të NATO-s dhe zyrtarë të lartë të BE-së

Përditësimi i fundit: 23/03/2021 - 11:12
Text size Aa Aa

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti në Bruksel ku pritet të takohet me ministrat e Jashtëm të NATO-s dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.

Blinken u mirëprit nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ku se bashku vlerësuan frymën e re te bashkëpunimit dhe renditen sfidat me të cilat përballen aleatet si: Kina, Rusia dhe siguria kibernetike. 

Duke folur në vizitën e tij të parë në selinë e NATO-s, Blinken tha se aleanca ishte në një "moment kryesor" në përballen me kërcënimet në të gjithë botën, përfshirë dhe ndryshimin e klimës.

Sekretari amerikan i shtetit u zotua për të "rindërtuar dhe ringjallur" raportet me aleancën ushtarake të NATO-s dhe për të ndarë planet amerikane për çdo tërheqje të mundshme nga Afganistani.

Blinken do të takohet po ashtu edhe me Presidenten e Komisionit Evropian, Urusla von der Leyen me të cilët do të ndalet në çështje të tilla si pandemia, rimëkëmbja ekonomike dhe përpjekjet për të forcuar demokracinë.

“Takimet në Bruksel rikonfirmojnë angazhimin e SHBA-së me aleatët dhe partnerët tanë europiane në agjendën tonë të përbashkët”,  thuhet në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Tregime të lidhura