Evropa

Kriza e pandemisë prek Vatikanin, nga 1 prilli ulen rrogat e kardinalëve dhe zyrtarëve të lartë

Përditësimi i fundit: 24/03/2021 - 18:04
Text size Aa Aa

Papa Françesku urdhëroi këtë të mërkurë që të gjithë kardinalëve në Vatikan t'u reduktohet me 10% paga mujore në mënyrë që të shpëtojnë vendin e punës për shumë punonjës të tjerë, teksa kriza e shkaktuar nga pandemia ka prekur edhe selinë e shenjtë, duke ulur ndjeshëm të ardhurat.

Në dekretin e firmosur nga vetë kreu i Vatikanit, propozohet që nga data 1 prill të hyjnë në fuqi reduktimet e pagave të kardinalëve dhe zyrtarëve të lartë, por pa u prekur pagat e punonjësve të thjeshtë.

Kardinalët që punojnë në Vatikan dhe jetojnë atje ose në Romë, besohet se kanë një rrogë mesatare prej 4000-5000 euro në muaj, shumë prej tyre banojnë në apartamente luksoze ku qiraja është më e lartë se vetë rroga e tyre mujore.

Selia e Shenjtë e Vatikanit, ka përdorur 40 milionë euro për të dytin vit radhazi nga rezerva shtetërore teksa Pandemia e COVID-19 ka reduktuar ndjeshëm të ardhurat e Kryeqendrës Katolike Botërore.

Këtë vit Vatikani parashikon një deficit prej 50 milionë eurosh, teksa pandemia ka detyruar muzetë e Vatikanit, një burim tradicional i të ardhurave që të qëndrojnë të mbyllur për 15 muaj.

Tregime të lidhura