Evropa

Presidenti Macron paralajmëron rrezikun e ndërhyrjes nga Turqia në zgjedhjet presidenciale

Përditësimi i fundit: 24/03/2021 - 09:52
Text size Aa Aa

Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se Turqia do të përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale të Francës gjatë një interviste të transmetuar ditën e martë.

Pyetur nëse Ankaraja do të përpiqet të ndërhyjë në zgjedhje, Macron u përgjigj:

“Sigurisht. Është e shkruara dhe kërcënimet nuk janë të mbuluara. Ndaj mendoj se do të duhet të jemi shumë të qartë në mendime”.

“Nuk dua të angazhohem tek marrëdhëniet paqësore nëse ka manovra të tilla që ndodhin pas shpine”, shtoi Macron.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është akuzuar më parë se ka ndërhyrë në zgjedhjet e mbajtura në Gjermani në 2017, ku iu ka kërkuar qytetarëve turk që  të votojnë kundër partisë së kancelares Angela Merkel.

Vitin e shkuar, Erdogan bëri thirrje për bojkotimin e prodhimeve franceze pas një zënke me presidentin francez për shkak të qëndrimeve të tij kundrejt Islamit dhe myslimanëve pas një sërë sulmesh terroriste.

Dy vendet aleate të NATO kanë një marrëdhënie të  tensionuar edhe për shkak të disa konflikteve të tjera si në Libi, Siri dhe Nagorno-Karabakh.

Nga ana tjetër, lideri francez ka  theksuar rëndësinë e pasjes së dialogut me Turqinë.

“Ne duhet të bëjmë absolutisht çdo gjë që të sigurohemi se Turqia nuk ia kthen shpinën Europës dhe të shkojë drejt ekstremizmave fetare apo zgjedhje gjeopolitike që janë edhe më të rrezikshme apo negative për ne”, është shprehur Macron.

“Që prej fillimit të vitit, kam vënë re një dëshira nga ana e Presidentit Erdogan për rivendosjen e marrëdhënieve ... Dhe dua të besoj se ky rrugëtim është i mundur”, përmbylli Macron për France 5.

 

Lajm i botuar në Euronews, kliko këtu.

 

Lexoni gjithashtu