Evropa
Film për Notre Dame në flakë, nisin xhirimet në Paris, risjell momentet kur katedralja u përfshi nga flakët

Një film për mënyrën sesi Katedralja e Famshme e Parisit u përfshi nga flakët.
Regjisori francez Jean-Jacques Annaud ka nisur xhirimet për të rikujtuar edhe një herë ngjarjen që shkaktoi trishtim jo vetëm në Francë por edhe në të gjithë botën.
Filmi portretizon ngjarjet e 15 prillit 2019, kur të gjithë sytë u kthyen në “Notre-Dame de Paris”.
Xhirimet kanë nisur në Cathédrale Saint-Étienne në qytetin e Sens, 120 km në jug-lindje të Parisit në çdo pjesë ndjen stilin arkitektonik gotik të viteve 1135 dhe 1140.
"Po mendoja me veten. Kjo është e pabesueshme, është jashtëzakonisht spektakolare, prek thellësitë e shpirtit. Është kjo bukuri, ky simbol që po zhduket, dhe e gjithë bota është duke qarë. Tri ditë më vonë unë nisa të shkruaj”, u shpreh Jean-Jacques Annaud.
"Është një eksperiencë e mirë për ne, na lejon të shohim xhirimet dhe si shkojnë, është impresionuese”, tha Jean-Charles Stalpart, figurant.
“Duke dëgjuar se si ka rënë alarmi, ne përpiqemi të jemi në humor edhe nëse e dimë, pavarësisht se e njohim Note Dame çdo gjë është e qartë”, tha Justine Méry, figurantë.
Brenda Katedrales Sens, 120 figurantë dhe aktorë të kombësive të ndryshme janë mobilizuar dhe dëgjojnë udhëzimet.
Ata luajnë rolet e vizitorëve të fundit që do të ishin në katedrale, para se të fillonte zjarri dhe alarmet të ndizeshin.
Sa për vendin e xhirimit, katedralja e ndërtuar në Sens në 1130 u frymëzua kryesisht nga simotra e vogël në Paris.
Xhirimet do të zgjasin edhe disa javë të tjera, ndërsa zjarri do të riaktivizohet në një studio në rajonin e Parisit.
Jean-Jacques Annaud është i njohur për punën e tij dhe sfidat e kinematografike.
Ai është një nga të paktët regjisorë evropianë me një karrierë ndërkombëtare - Si filmat "Kërkimi për zjarr", "Emri i trëndafilit" me Sean Connery, bazuar në romanin e Umberto Eco.
Disa vjet më vonë, Jean-Jacques Annaud e çoi Brad Pitt në Himalaje për të xhiruar "Shtatë vjet në Tibet".
Në vitin 2001, ai ribashkoi Jude Law dhe Ed Harris në ferrin e betejës së famshme të Stalingradit, të rindërtuar tërësisht në Gjermani.
Lexoni gjithashtu:
Francë, zjarri përfshin katedralen; digjet “Notre Dame” i Nantes
Notre Dame, fillon puna për heqjen e skelerisë; 200 tonelata hekur i shkrirë