Ilva Now

Rritja e pagës minimale, eksperti i ekonomisë: Statistikë që shërben për vota, përfiton vetëm qeveria

Përditësimi i fundit: 23/03/2021 - 21:08
Text size Aa Aa

Eksperti i ekonomisë, Ilir Ciko, rritjen e pagës minimale e cilësoi një ndërhyrje të panevojshme dhe të dëmshme nga ana e qeverisë.

Sipas tij, kjo ndërhyrje nuk rrit mirëqenien e qytetarëve, por vetëm përfitimet e qeverisë lidhur me tatimet.

“Është thjesht një statistikë që shërben më shumë për tatimet për qeverinë. Sa i përket taksës së sheshtë të propozuar nga PD, e mbështes se është një sistem më i thjeshtuar dhe pamë që taksa progresive nuk solli ndonjë përmirësim gjatë këtyre viteve”, tha eksperti i ekonomisë.

Për Arben Shkodrën, sekretar i përgjithshëm i shoqatës së prodhuesve paga minimale ka një përfitim në vota, dhe kjo çështje duhet të diskutohej në momentin që ekonomia të stabilizohej.

Ndërkohë, Mateo Spaho, anëtar i këshillit kombëtar të PD theksoi se Parti Demokratike në programin e saj politik synon të lehtësojë biznesin përmes uljes së taksës në 9 për qind dhe përmes uljes së acizës mbi naftën, në mënyrë që siç tha, rritja e pagës minimale të vijë natyrshëm.

Tregime të lidhura