Ilva Now

‘Garancitë’ në zgjedhje, Oerd Bylykbashi i bindur në fitoren e PD-së më 25 prill

Përditësimi i fundit: 24/03/2021 - 21:18
Text size Aa Aa
Përballe gazetares Ilva Tare në Euronews Albania, kandidati i PD-së për qarkun Durrës Oerd Bylyklbashi kërkoi nga qytetarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

“Pjesëmarrja në votime do jetë shumë e lartë dhe ftesa ime dhe e PD-së është dilni dhe votoni në masë”, tha ai.

Pyetjes se cilat janë garancitë që sipas Bylykbashit garantojnë votën e shqiptarëve më 25 prill, ai tha se identifikimi biometrik është prova kyçe, që e bën të pamundur çdo përpjekje për të mbushur kutitë e votimit.

“Garancia më madhe është pjesëmarrja e shqiptarëve në votime. Ne kemi një seri garancish, kutitë nuk mund të mbushen, identifikimi biometrik e bën të pamundur këtë", tha ai. 

Ai theksoi më tej se kryeministri Edi Rama do tentojë të bëjë çdo përpjekje për të manipuluar votat, por kjo tentativë e tij për Bylylkbashin do jetë e pasuksesshme.

“Në shkojmë për fitore, jo vetëm po punojmë për fitore, por ndjesia është fare e qartë. Në takime shohim mllefin dhe shpresën që do ketë ndryshim, kryefjala e kësaj fushate është ndryshimi.  Edi Rama do të bëjë përpjekje për manipulim vote, por unë besoj se do ketë dështim”, tha ai.