Ilva Now

Pse Rama garon në Durrës? Kandidati i LSI-së zbulon qëllimin e kryeministrit

Përditësimi i fundit: 24/03/2021 - 20:32
Text size Aa Aa

Kandidati i LSI-së për qarkun e Durrësit, Bahri Shaqiri komentoi në “Ilva Now” arsyet, të cilat sipas tij e kanë shtyrë kryeministrin Rama të garojë edhe në Durrës. Ai theksoi se Rama krahas garës në Vlorë, ka zgjedhur qytetin bregdetar për të kontrolluar konfliktet e brendshme që ka brenda Partisë Socialiste.

“Mendoj se kryeministri me zemër do ishte në Vlorë, por prej hallit është në Durrës për të kontrolluar situatën që ka brenda PS, konfliktet e brendshme dhe problematikave dhe ndihet i pasigurt në Durrës”, theksoi ai.

Ai tha se Durrësi është një hambar i madh votash, të cilat do shkojnë për LSI-në. Po ashtu, kandidati Shaqiri tha në “Ilva Now” se në qarkun e Durrësit nga radhët e PS janë katër persona me të kaluar kriminale.

“Puna ime është e fokusuar në Shijak, Krujë dhe Fushë Krujë, por edhe Durrësi. Durrësi për ne është një hambar votash. Sepse minimumi nga lista e PS janë tre apo katër persona me Beckground kriminal. Ambasadorja duhet ta niste nga Durrësi dhe pastaj në Shkodër. Ne jemi të qartë se kush janë këto elementë, ne jemi përditë dhe jetojmë aty”, tha  ai.

Lidhur me përfshirjen e personave problematikë në lista e kandidatëve, kandidati i LSI-së për deputet iu drejtua me një apel edhe ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim.

“Do t’i thoja ambasadores amerikane që të mbajë të njëjtin ritëm, por presionin mos ta ushtrojë vetëm përmes medias, por ta ushtrojë drejtpërdrejt tek persona, të cilët e kanë bërë këtë listë dhe nuk kanë reaguar jo sepse e ka thënë ajo, por se duhet të reagojmë për vendin”, tha ai.