Kosovë

Konjufca në krye të Kuvendit, deputeti i PDK: Partitë humbëse e kanë për detyrë të votojnë institucionet

Përditësimi i fundit: 23/03/2021 - 16:47
Text size Aa Aa

Deputeti i PDK-së dhe ish-nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, tha për Euronews Albania se partitë që humbin zgjedhjet duhet të mbështesin dhe të votojnë për institucionet, pasi në të kundërt ekziston rreziku të mos zbatojnë as ligjet e vendit.

“Duke pasur parasysh se ne duhet të mësohemi të mos e urrejmë njëri tjetrin dhe të mos e kundërshtojmë në kushtet kur ai i fiton zgjedhjet.

Është bërë praktikë edhe në Kosovë edhe në Shqipëri që ai që i humb zgjedhjet nuk voton për institucionet dhe ata që nuk i votojnë institucionet, ekziston rreziku që të mos i zbatojnë as ligjet e vendit”, tha deputeti i PDK.

Z. Haliti shpjegoi se arsyeja pse votoi pro zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar kuvendi është se kryetrari i parlamentit i takon partisë fituese dhe se Konjufca nuk kishte një kundërshtar tjetër brenda partisë së tij. Sipas tij, Konjufca është një deputet aktiv të cilin e njeh.

“Në Kushtetutën e Kosovës kryetari i parlamentit i takon partisë fituese dhe meqenëse nuk ka pasur kundër-kandidat po nga partia fituese dhe meqenëse është një prej deputetëve aktivë të disa legjislaturave në Kuvendin e Kosovës dhe e njoh mirë”, u shpreh deputeti i PDK.

Tregime të lidhura