Kosovë

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Takimi Kurti-Vuçiç brenda disa javësh

Përditësimi i fundit: 25/03/2021 - 09:27
Text size Aa Aa

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është shprehur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se takimi i parë mes kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pritet të ndodhë brenda disa javësh.

Lajçak thotë se është inkurajuar nga vizita e fundit në Prishtinë dhe Beograd, ku, siç shprehet, ka marrë garanci se udhëheqësit janë të gatshëm ta vazhdojnë më tej dialogun.

Me Kurtin në krye të delegacionit të Kosovës, Lajçak beson se “ekziston një situatë e re”, sepse, sipas tij, “të dy bartësit e dialogut tani kanë mandat shumë të fuqishëm”.

Të premten e kaluar, Këshilli Evropian ka zgjatur mandatin e Mirosllav Lajçak deri në gusht të vitit 2022. Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, në një letër urimi dërguar Kurtit shprehet se dialogu me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve, i ndërmjetësuar nga BE kërkon vëmendjen Albin Kurtit.

Tregime të lidhura