#Kubi

Irani ndërton një 'qytet nëntokësor me raketa'

Përditësimi i fundit: 17/03/2021 - 07:36
Text size Aa Aa

Sipas një raporti të publikuar nga Instituti Ndërkombëtar i Paqes (SIPRI) pasqyrohet se tri nga eksportuesët më të mëdhenj të armëve, përkatësisht Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Gjermania kanë rritur sasinë e dërgesave gjatë periudhës 2016-2020, mirëpo rënia e eksporteve nga Kina dhe Rusia kompenson rritjen.

Shtetet e Bashkuara përbëjnë eksportuesit më të mëdhenj, përkatësisht me 37% të shitjeve të armëve globale gjatë periudhës së fundit, ka thënë SIPRI. Gjysma e armëve amerikane janë dërguar në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë raporti tregon se Rusia, eksportuesja e dytë më e madhe në botë, është përgjegjëse për një të pestën e shitjes së armëve, ndonëse shitjet i kanë rënë me 22% krahasuar me periudhën 2011-2015, kryesisht për shkak të rënies së importit nga India.

Hulumtuesi i lartë në SIPRI, Pieter Wezeman, cilësoi se ende është shumë herët të shihet nëse rënia e transferit të armëve do të vazhdojë.

“Ndikimi ekonomik i pandemisë mund të ndikojë me rivlerësim të importeve të armëve në disa shtete në të ardhmen” – tha Wezeman.

Ndërsa shitja e armëve në botë po pëson rënie, nga ana tjetër televizioni shtetëror i Iranit ka lëshuar ​​foto dhe video të bazës së re të arsenalit të Gardës Revolucionare, me raketa lundrimi, raketa balistike dhe “armë elektronike”. Megjithatë televizioni nuk e zbuloi vendndodhjen e bazës.

Tregime të lidhura