#Kubi

Rikthim i pikturës së Klimt e ‘plaçkitur’ nga nazistët

Përditësimi i fundit: 17/03/2021 - 09:49
Text size Aa Aa

Qeveria franceze ka njoftuar së fundmi se do të rikthejë pikturën e vetme që gjendet në koleksionin kombëtar nga artisti i famshëm austriak Gustav Klimt, në familjen e pronarit të saj të para luftës.

Por cila është historia pas kësaj vepre dhe pronarit të saj ?

Sipas rapoteve dhe të dhënave, Nora Stiasny, një viktimë e Holokaustit, u detyrua nga nazistët të shiste pikturën në një tregtar arti në gusht 1938, pasi ushtria e Hitlerit aneksoi Austrinë.

Theksojmë se kjo pikturë e veçantë është kryevepra e Klimt e vitit 1905, e titulluar "Rosebushes Under the Trees" (Trëndafila nën Pemë).

Piktura ka qenë për dekada në muzeun e Parisit "Musée d’Orsay".

Ndërkohë, autoritetet franceze kanë thënë se piktura me vaj është vetëm një nga rezultatet e trashëgimive nga kjo periudhë që mbeten të padeklaruara. Gjithashtu theksohet se piktura ka dalë në dritë si art i plaçkitur vetëm kohët e fundit.

Ministrja Franceze e Kulturës, Roselyne Bachelot, tha se vendimi për ta lënë atë të shkonte ishte i vështirë.

"Kjo do të thotë të heqësh nga koleksionet kombëtare një kryevepër e cila është, për më tepër, e vetmja pikturë nga Gustav Klimt që zotëronte Franca. Por ky vendim është i domosdoshëm dhe i pashmangshëm." u shpreh Roselyne Bachelot.

Tregime të lidhura