#Kubi

Raporti për jetën pas pandemisë

Përditësimi i fundit: 18/03/2021 - 14:49
Text size Aa Aa

Një raport është publikuar së fundmi nga Instituti Global McKinsey që i përgjigjet pyetjes se "A do të vazhdojë të qëndrojë mënyra e jetesës që ka formuar pandemia e COVID-19 edhe pasi kjo situatë të përfundojë?

Theksojmë fillimisht se ky raport është bazuar në sondazhet e konsumatorëve në Kinë, Francë, Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, ku ka analizuar një seri sjelljesh të shkaktuara nga pandemia për të parashikuar se cilat prej tyre do të tejkalonin krizën.

Raporti tregon se shumë punonjës me fitime të larta nuk priten të rikthehen në zyrë me kohë të plotë, teksa të punuarit nga shtëpia po bëhet një tipar i pandemisë që do të vazhdojë të qëndrojë.

Blerja online e produkteve ushqimore dhe takimet e kujdesit shëndetësor virtual pritet të rriten.

Ndërkohë shpenzimet për arsim në distancë dhe argëtimi dixhital do të bien, tha studimi i lëshuar të enjten nga Instituti Global McKinsey.

"Ne jo vetëm që do të shikojmë se çfarë dëshirojnë konsumatorët, por do të vëzhgojmë edhe ato që ofrojnë kompanitë apo ato çka do të vendosin qeveritë rreth këtyre zgjedhjeve", tha Jaana Remes, partnere në McKinsey Global Institute.

Tregime të lidhura