#Kubi

Koleksioni i fotografive Marubi drej UNESCO-s

Përditësimi i fundit: 19/03/2021 - 12:45
Text size Aa Aa

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi u zhvillua ceremonia e përfundimit të përgatitjes dyvjeçare të dosjes së koleksionit të fotografive “Marubi” që do të paraqitet në UNESCO, si një pasuri botërore.

Pra dosja “Marubi në Unesco” është gati dhe muzeu kombëtar i fotografisë, synon që brenda një viti të marrë përgjigjen pozitive për t’u njohur si trashëgimi botërore.  

Lajmin e njofton vetë drejtori i muzeut Luçian Bedeni, tha se në hartimin e kësaj dosje kanë ndihmuar jo vetëm ekspertët vendas, por edhe të huaj, që kanë vizituar Muzeun Marubi.

“Kemi plotësuar dosjen, e cila ka për qëllim kryesor ruajtjen në përjetësi të kësaj arkive. Tashmë i kalon UNESCO-s kjo trashëgimi, e cila nuk është vetëm e shqiptarëve, por është një trashëgimi shumë e rëndësishme e kulturës evropiane”. - u shpreh drejtori i muzeut, Luçian Bedeni.

Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi, i hapur në vitin 2016, përmban një koleksion prej më shumë se 500.000 imazhe, ku pjesa më e rëndësishme përbëhet nga shkrepjet e fotografëve të familjes Marubi. Janë imazhe origjinale, të hedhura në xhama dhe që datojnë nga viti 1858, kur besohet se u shkrep edhe fotografia e parë në Shqipëri.

Në ceremoni ishte e pranishme edhe Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila tha se koleksioni i fotografive Marubi është një tjetër element kombëtar krenarie dhe identiteti kulturor që duhet të përfshihet në UNESCO.

Theksojmë se fototeka Kombëtare “Marubi” është i vetmi muze i fotografisë, në Shqipëri dhe Ballkan gjë që ia shton akoma më shumë vlerat.

Tregime të lidhura