#Kubi

Whatsapp dhe Instagram ndaluan së funksionuari në të gjithë botën

Përditësimi i fundit: 20/03/2021 - 12:53
Text size Aa Aa

Dy nga aplikacionet më të përdorura për të komunikuar në internet përkatësisht Whatsapp dhe Instagram, që zotërohen nga kompania e Facebook ndaluan së funksionuari gati në të gjithë botën.

Përkatësisht diku nga ora 18:00 në Evropë, ndërsa nga ora 23:00 në Azi.

Ndalesa ishte për rreth një orë dhe si rrjedhojë e këtij bllokimi përdoruesit nuk kanë mundur të dërgonin apo të merrnin mesazhe në asnjë nga aplikacionet.

Gjithashtu shumë prej tyre nuk kanë mundur të rifreskonin faqen e tyre.

Downdetector që ofron informacion në lidhje me statusin e aplikacineve, rrjeteve dhe platformave të caktuara sociale në kohë reale dhe ndërprerjet për të gjitha llojet e shërbimeve online pasqyroi edhe disa të dhëna.

Sipas faqes 72% e përdoruesëve nuk kanë mundur të dërgojnë apo të marrin mesazhe nga dy aplikacionet e sipërpërmendura.

25% nuk kanë mundur të lidheshin me serverin, ndërsa 2% nuk mund të hynin fare as në Whatsapp e as në Instagram.

Mosfunksionimi i këtyre dy rrjeteve sociale, menjëherë u bë një nga temat më të komentuara në një tjetër platformë shumë të njohur, pikërisht Twitter.

Individë nga e gjithë bota filluan të raportonin këtë gjendje të krijuar, si dhe filluan të publikonin meme të ndryshme.

Nuk munguan edhe shpërndarja në Twitter e “hashtagë-ve”, si #whatsappdown, #facebookdown apo #instagramdown.

 

Gjithashtu edhe faqja zyrtare e Whatsapp në Twitter njoftoi rikthimin në normalitet.

Tregime të lidhura