#Kubi

Mesazhi i ambasadorës Yuri Kim për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike

Përditësimi i fundit: 22/03/2021 - 12:07
Text size Aa Aa

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka deklaruar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Shqipërinë qoftë në katastrofa natyrore, luftën kundër COVID-19, apo kërcënimeve ndaj demokracisë.

Në 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, janë postuar video nga ish-ambasadorët amerikanë në Shqipëri.

 

Në faqën zyrtare të ambasadës amerikane në Twitter është shkruar se festimet në këtë 30-vjetor,do t'i përmbyllin me mesazhin nga ambasadorja aktuale Yuri Kim, e cila erdhi në Tiranë në janar të vitit 2020.
Ambasaorja Yuri Kim në mesazhin e saj ka thënë se:


"Është privilegj të shërbej si diplomate amerikane kudo në botë, por më lejoni të them se Shqipëria është e veçantë.
Nga momenti që kam mbërritur, kam ndjerë ngrohtësinë e popullit shqiptar
dhe lidhjen e fortë që ekziston mes dy vendeve."