#Kubi

Një rrjet i ri mediash sociale po fiton popullaritet me shpejtësi

Përditësimi i fundit: 28/03/2021 - 12:48
Text size Aa Aa

Ndërsa tashmë po jetojmë akoma më shumë në botën e rrjeteve sociale si pasojë e pandemisë, në hapësirën e mediave sociale është shfaqur së fundmi një lojtar i ri që quhet “Clubhouse”, i cili po merr popullaritet shumë shpejt.

Ky aplikacion është hedhur në treg në prill të vitit 2020 dhe është krijuar nga Paul Davison dhe Rohan Seth të cilët bëjnë pjesë e kompanisë Alpha Exploration Co.

“Clubhouse” u mundëson individëve të lidhen me videotelefonata.

Megjithatë, ndryshe nga platformat e tjera të mediave sociale, "Clubhouse" nuk është i hapur për të gjithë.

Kryesisht personazhe të njohura në botë si autorja e suksesshme Rahaf Harfoush, Elon Musk, Mark Zuckerberg ose Jared Leto kanë filluar ta përdorin këtë aplikacion dhe të organizojnë diskutime në grupe, drejtojnë shfaqje, apo të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme.

"Ka kuzhinierë dhe producentë filmash, sipërmarrës, artistë, shkrimtarë dhe atletë. Dhe të gjithë gjejnë grupin e përshtatshëm dhe të gjithë mendojnë se si mund të kontribuojnë" është shprehur autorja e suksesshme, Rahaf Harfoush.  

Rahaf Harfoush thotë se diskutimet më interesante ndodhin në grupe të mbyllura.

Theksojmë se në këtë rrjet social të ri mund të marrësh pjesë me ftesë dhe tani për tani gjendet vetëm në iPhone.

Analisti i teknologjisë, Jeremiah Owyang i kompanisë “Kaleido Insights” është shprehur se “Clubhouse” u mundëson pjesëmarrësve që të kenë një përvojë audio në kohë reale, njësoj si një bisedë në grup me zë.

Gjithashtu, analisti Jeremiah Owyang ka vënë në dukje edhe një problematikë të këtij programi, ku një defekt i madh janë çështjet e privatësisë.

“Përdoruesit duhet që gjithmonë ta marrin si të mirëqenë që po regjistrohen. Por kjo nuk është e gjitha.” – thotë Jeremiah Owyang.

Tani për tani, “Clubhouse” është falas, por ekspertët thonë se në të ardhmen kompania mund të konsiderojë mundësinë e anëtarësimit me pagesë dhe të reklamave.

Tregime të lidhura