Politikë

Vendimi i KQZ-së për verifikim të thelluar, Agron Kapllanaj e quan një praktikë rutinë

Përditësimi i fundit: 24/03/2021 - 10:10
Text size Aa Aa

Agron Kapllanaj, kandidati i Partisë Demokratike në Fier u shpreh në Euronews Albania se vendimi i KQZ-së për një verifikim të thelluar për figurën e tij është një praktikë rutinë e këtij institucioni.

“Verifikimi im ka përfunduar 2-3 vite më parë. Kjo është një praktikë rutinë e KQZ-së. Nuk më shqetëson asgjë”, u shpreh ai.

Zoti Kapllanaj tha se PD do të fillojë zgjedhjet e 25 prillit dhe kjo do të jetë një fitore e thellë.  

“Nëse ka një person që duhet të dilte përpara qytetarëve dhe për të kërkuar votën, ai është Agron Kapllanaj, kryetar bashkie në Mallakastër gjatë viteve 2015-2019. Kjo për shkak të angazhimit që unë kam pasur në këtë bashki, punës time”, u shpreh ai teksa foli për fushatën zgjedhore.

“Në 8 vite fermerët mallakastriotë nuk kanë marrë asnjë subvencion. Uzina e përpunimit të thellë të naftës ka kohë që nuk punon dhe të gjithë punonjësit janë në rrugë”, u shpreh më tej kandidati për deputet.

Lexoni gjithashtu:

Zbardhet lista e kandidatëve që KQZ do të çojë për verifikim të thelluar

Tregime të lidhura