Politikë

Yuri Kim mesazh partive për përjashtimin e kandidatëve 'non grata' në SHBA

Përditësimi i fundit: 24/03/2021 - 07:56
Text size Aa Aa

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim ka bërë sërish një thirrje të fortë për të larguar nga listat e kandidatëve për deputetë personat e akuzuar për korrupsion të nivelit të lartë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Përmes një postimi në Twitter, ku risjell në vëmendje shpalljen non grata që DASH ka bërë për kreun e PSD, Tom Doshi, Yuri Kim thotë se Shqipëria meriton më mirë.

Duke përgëzuar qëndrimin e Partisë Demokratike dhe të aleatëve të saj që i kanë përjashtuar nga listat të gjithë personat e padëshiruar nga SHBA me akuzën e korrupsionit, diplomatja amerikane pyet nëse mungesa e reagimit nga partitë e tjera është e dobishme dhe ajo që realisht meritojnë votuesit shqiptarë.

 “Ne vërejmë se Partia Demokratike dhe të tjerët nuk duan në Parlamentin e Shqipërisë dikë të përcaktuar nga SHBA për korrupsion domethënës . Për të tjerët: Nga çfarë keni frikë? A është e "dobishme" të heshtësh? Pse i lini njerëzit të mendojnë se jeni "aleatë"? A është kjo, ajo që mendoni se e meritojnë votuesit? Shqipëria meriton më mirë”, u shpreh ambasadorja. 

Këtë reagim të fortë, diplomatja amerikane e bën dy ditë para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore dhe pas vizitës në qytetin e Shkodrës, ku u takua me drejtuesit politik të PD dhe PS në qytetin verior.

Edhe më herët, Yuri Kim ka dhënë mesazhe të forta për të ndalur kandidimin e Tom Doshit në zgjedhjet e 25 prillit për shkak se nga Departamenti Amerikan i Shtetit. 

Lexoni gjithashtu:

KQZ miraton listën e PSD, Tom Doshit i hapet rruga për të kandiduar më 25 prill

Ambasadorja Yuri Kim e thotë shqip në Twitter: Kush cenon sigurinë amerikane i rrezikshëm edhe për Shqipërinë

Ambasadorja Yuri Kim: S'do habitesha nëse disa nga kandidatët do skualifikohen nga KQZ

Tregime të lidhura