Shock

''Ankesa'' e Ramës në Bruksel, për Bushatin një shenjë nervozizmi, Haxhiu: Tregoi forcën e lidershipit

Përditësimi i fundit: 23/03/2021 - 20:32
Text size Aa Aa

Takimi i kryedemokratit Basha me Komisioneren e Bashkimit Europian krijoi një atmosferë jo pak të tensionuar në arenën politike.

Sipas Andi Bushatit reagimi i Ramës pasi mësoi për takimin ishte një shenjë e qartë nervozizmi ku kryeministri përçoi qartë mesazhin se vetëm ai mund t’i bëjë ato “maskarallëqe”, siç u shpreh dhe analisti.

Ndërkaq Baton Haxhiu pohoi se nëse do të ishte në vendin e Ramës nuk do t’i jepte vëmendje takimit të Bashës sepse nëse nuk do të ishte për të nuk do t’i jepej aq shumë hapësirë. Sipas analistit postimi i kryeministrit në Twitter ishte për të treguar në një farë mënyre edhe lidershipin se “ai mund t’i kthehet dhe Bashkimit Europian”.

Sidoqoftë të dy ishin të mendimit se të gjithë aktorët politikë në Shqipëri përpiqen ta përdorin faktorin ndërkombëtar për fushatën e tyre.

[
cite_header=Nuk çuditem sepse në fund të fundit Komisionerja bullgare është pjesëtare e Partive Popullore Europiane dhe sado që të ketë një post zyrtar partitë simotra ja bëjnë këto qoka njëri tjetrit. Pra këtu kemi një shkelje të etikës. Një komisionere e Brukselit duket se i shkel syrin PD-së
cite_author=Andi Bushati
cite_description=Analist
]

Haxhiu nga ana tjetër pohoi se këto takime gjatë fushatës nuk i sjellin vota askujt, sidoqoftë theksoi se kjo fushatë që po bëhet e kërkon një dorë nga Bashkimi Europian.

[
cite_header=Mendoj që Bashkimi Europian qëmoti e ka humbur kujdesin ndaj lidershipit në Ballkan dhe në momente të caktuara tregojnë afrimitete të cilat në etikën politike janë të paqëndrueshme
cite_author=Baton Haxhiu
cite_description=Analist
]

 

LEXONI GJITHASHTU:

Tregime të lidhura