Sociale

Një memorial për tërmetin, banorët në Durrësit protestojë: Të ndërtohet pallati siç ishte

Përditësimi i fundit: 24/03/2021 - 22:56
Text size Aa Aa

Vendimi i kryetares së Bashkisë së Durrësit për të ndërtuar një memorial në vendin ku tërmeti i 26 nëntorit rrafshoi pallatin 1032, është kundërshtuar nga banorët.

Ata duan që pallati të rindërtohet aty ku ishte, në mënyrë që ata të kenë një strehë ku të fusin kokën, siç edhe kanë firmosur edhe 9 ministra.

“Ne duam që të ndërtohet pallati siç ishte. Edi Rama na ka thënë që për tre muaj do të hynim në shtëpi”, thotë një banore.

“Kryetarja e bashkisë ka sistemua familjet e viktimave ndërsa neve na dënon për së gjalli”, thotë një tjetër banor.

“Ne nuk ia falim askujt pronën, jemi bashkëpronarë të truallit”, shprehet një grua që para tërmetit banonte në pallatin e shembur tashmë.

Pikërisht në këtë pallat humbën jetën dy persona nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019.