Sociale

Pesëmbëdhjetë të vdekur nga Covid-19 në Shqipëri

Përditësimi i fundit: 24/03/2021 - 17:00
Text size Aa Aa

Pesëmbëdhjetë persona të konfirmuar pozitivë më Covid-19 kanë ndërruar jetë në Shqipëri. Të dhënat bëhen publike nga Ministria e Shëndetësisë, e cila pohon se janë konfirmuar po ashtu dhe 448 raste të reja.

Në spitalet Covid në Tiranë si dhe në tre spitalet rajonale po trajtohen 357 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët shtatë pacientë janë me frymëmarrje të drejtuar.

Qarku më i prekur në vend është ai Tiranës, i cili në bazë ditore raporton numrin më të lartë të infektimeve dhe viktimave.

Për shkak të coronavirus në Shqipëri kanë humbur jetën në total 2171 persona, ndërsa tregues tjetër shqetësues mbetet numri i rasteve aktive.

Në përpjekje për të shtuar numri e vaksinave, qeveria shqiptare ka vendosur të marrë vaksina nga Rusia dhe nga Kina.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22556
Fier 2605
Durrës 1424
Vlorë 1309
Shkodër 1233
Gjirokastër 1258
Korçë 764
Lezhë 569
Elbasan 426
Kukës 344
Dibër 327
Berat 116.

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi këtë të mërkurë të lë në fuqi masat kufizuese anti-Covid edhe për dy javë të tjera. Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli theksoi se rastet pozitive janë në ulje falë masave kufizuese dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve.

Lexoni gjithashtu:

Shtrëngim i masave anti-COVID gjatë fushatës? Rakacolli: Nëse zbatohen rregullat, nuk shtohen infektimet

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos që masat kufizuese të mbesin në fuqi