Vendi

303 raste të reja me COVID-19 dhe 11 humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

Përditësimi i fundit: 23/03/2021 - 18:53
Text size Aa Aa

Numri i rasteve të reja me COVID-19 në vendin tonë ka shënuar rënie gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 303 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 2174 testime, ndërsa 11 qytetarë kanë humbur jetën nga virusi.

Shpërndarja e rasteve nëpër zona vijon si më tej: 112 raste në Tiranë, 21 raste në Shkodër, 17 raste në Gjirokastër, 14 raste në Kavajë dhe Mirditë, 10 raste në Durrës dhe Elbasan, 8 raste në Tropojë, Vlorë, 7 raste në Fier, Devoll, Lushnje, 6 raste në Berat, Sarandë, Gramsh, 5 raste në Peqin, 4 raste në Kurbin, Mallakastër, Ura Vajgurore, Këlcyrë, 3 raste në Kukës, Delvinë, Tepelenë, Malësi e Madhe, Kuçovë, 2 raste në Lezhë, Has, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, 1 rast në Pukë, Kamëz, Kolonjë, Libohovë .

Numri i qytetarëve të shëruar nga virusi është 651, duke e çuar shifren e të shëruarve në 86,497 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 394 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Statistika (23 Mars 2021)

Raste të reja ditore    303

Të shëruar në 24 orë    651

Të shtruar në spitale      394

Humbje jete në 24 orë   11

Testime ditore               2174

Testime totale          536,963

Raste pozitive           121,847

Raste të shëruara       86,497

Raste Aktive              33,194

Humbje jete               2156

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    22657

Fier       2616

Durrës    1447

Vlorë      1335

Shkodër    1253

Gjirokastër 1213

Korçë      762

Lezhë      634

Elbasan   445

Kukës     348

Dibër     332

Berat       152

Tregime të lidhura